Arsenali mposhti West Hamin
Arsenal më në fund ka fituar në ndeshjen e tretë të sezonit. Pas dy humbjeve radhazi ndaj Man City-t dhe Chelsea-t, skuadra e Unai Emery ka mposhtur West Ham në Emirates me rezultatin 3-1.
Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Arnautovic, por Topçinjtë barazuan rezultatin që në pjesën e parë me Monreal dhe në pjesën e dytë, e cila u dominua bindshëm nga vendasit, arritën të shënonin golin e fitores falë devijimit të Diop dhe golin e sigurisë me Welbeck në fund. Tre pikët e para të Arsenal, teksa West Ham mbetet në vendin e fundit të renditjes me zero pikë.
Në ndeshjet e tjera ka pasur emocione pafund. Everton humb Richarlison me karton të kuq por gjithsesi arrin të kalojë në avantazh të dyfishtë, përpara se Bournemouth të barazojë gjithçka me King dhe Ake. Huddersfield ruan barazimin megjithëse ishte me një lojtar më pak ndaj Cardiff. Southampton është mposhtur nga Leicester në fund me golin e Maguire, me dhelprat që kanë fituar 2-1.