Arsenali ndahet baras me Liverpoolin

13 janar 2022 | 22:53

Liverpool dhe Arsenal kanë përfunduar ndeshjen e tyre të parë për kalim në finale të EFL Cup, pa asnjë gol të shënuar.

Momenti që u përfol më së shumti në këtë ndeshje ishte kartoni i kuq për Granit Xhakën, pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Kualifikuesi në finale do të vendoset javën e ardhshme, në ndeshjen kthyese, ku Arsenali do të jetë nikoqir.

Në finale, fituesi i kësaj ndeshje pritet nga Chelsea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në natën kur e shënojnë Vitin e Ri Ortodoks, serbët…