Arsenali ndalet nga Crystal Palace
Arsenali nuk ka arritur që të shënoi përballë Crystal Palace edhe pse e dominoi ndeshjen nga fillimi në Emirates Stadium. Granit Xhaka ka bërë ndoshta ndeshjen më të mirë në këtë sezon duke bërë disa ndërhyrje sidomos në mbrojtje por edhe në mesfushë
Arsenali e ka dominuar ndeshjen sonte kundër Crystal Palace, por që nuk ka arritur që ta fitojë atë pavarësisht sulmeve të pareshtura të tyre.
Qysh në fillim të pjesës së parë Arsenali kishte mundur të kalonte në epërsi por Aubameyang gaboi në pasim të topit final për Lacazette.
Pas këtij rasti, Arsenal ka mundur të kalojë në epërsi edhe me anë të Bellerine dhe Niles por që goditjet e tyre ishin qendrore.
Megjithatë Crystal Palace pati shansin më të mirë në pjesën e parë ku Cristian Benteke goditi shtyllën.
Leno po ashtu bëri një intervenim bravuroz për të shpëtuar skuadrën e tij nga goli.
Në pjesën e dytë Arsenali dominoi tërësisht dhe nuk kishte pothuajse asnjë goditje në portën e Arsenalit.
Arteta bëri disa zëvendësime ku hyri Nketiah, Partey e Pepe, por prapë as zëvendësimet nuk sollën ndryshim në rezultat.
Në fund Crystal Palace arritën që të bëjnë disa sulme për të konsumuar minutat e mbetur dhe për të nxjerrë një barazim tepër të madh në një territor ku zakonisht ka humbur me parë.
Arsenali mbetet në vendin e 11-të të Premier Ligës me vetëm 24 pikë derisa Crystal Palace ka një më pak dhe është në vendin e 13-të.