Arsenali ndalet, Unitedi shpëton falë një penalltie
Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja e sotme me Fulhamin, në kuadër të javës së tretë në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
Skuadra mysafire ia doli që të kalonte në epërsi vetëm pasi kaloi një minutë lojë, kur shënoi Andreas Pereira. “Topçinjtë” përmbysen rezultatin në pjesën e dytë. Bukayo Saka (70′) shënoi fillimisht nga penalltia, më pas edhe Eddie Nketiah (73′).
Fulhami mbeti me një futbollist pas dhjetë minutash pasi u përjashtua Calvin Bassey, por ia doli që të barazoi rezultatin përmes Joao Palhinha (87′). Arsenali tani ka shtatë pikë dhe renditet i dyti në tabelë, kurse Fulhami ka katër pikë dhe është në pozitën e 11-të.
Manchester United ka regjistruar fitore në javën e tretë në Premierligë. Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi me përmbysje të rezultatit ndaj Nottingham Forestit.
Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:2.
Mysafirët ia dolën që brenda katër minutave të krijojnë avantazh prej dy golave, pasi ishin Taiwo Awoniyi (2′) dhe Willy Boly (4′) që realizuan.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” ia dolën në vazhdim që të përmbysin gjithçka. Ishte Christian Eriksen (17′) që shënoi fillimisht, kurse shifrat u barazuan përmes Casemiros (52′). Golin e fitores e realizoi kapiteni, Bruno Fernandes (76′), nga pika e penalltisë.
Vlen të theksohet se Nottingham Forest luajti më një futbollist më pak nga minuta e 67-të, pas përjashtimit me karton të kuq të Joe Worrall.
Manchester United pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe momentalisht ndodhet në pozitën e pestë në tabelë. Nottinghami ka tre pikë dhe pozicionohet në vendin e 14-të.