
Arsenali në janar e dëshiron Matan
14 nëntor 2018
| 11:45
E ardhmja e Juan Matas duket se është larg Manchester Unitedit. Lojtarit i skadon kontrata në qershor dhe ai nuk është titullar i rregullt te “Djajtë e Kuq”.
Sipas “Daily Mail”, në gjurmët e spanjollit është Arsenali i Unai Emery. 30-vjeçari është dëshira e trajnerit spanjoll, i cili e shikon ish-yllin e Valencias të nevojshëm për planet e tij.
Ky është sezoni i gjashtë i mesfushorit te Man Utdsë, në 199 paraqitje ka shënuar 42 gola. Mata në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat dhe të rinjve të Real Madridit.