Arsenali në pozitën e tretë
01 prill 2019
| 23:15
Arsenali ka mposhtur 2-0 Newcastle Unitedin në xhiron e 32-të në Premier Ligë për të dalë në pozitën e tretë të tabelës.
“Topçinjtë” fituan pas golave të Aaron Ramseyt dhe Alexandre Lacazettet.
Në tabelë, skuadra e Unai Emeryt ka 63 pikë në pozitën e tretë. Pas londinezëve vijnë Tottenhami e Manchester Unitedi me nga 61 pikë dhe Chelsea me 60. Dy pozitat e para mbahen nga Liverpooli dhe Manchester City me 79, respektivisht 77 pikë.