Arsenali në Ukrainë për t’u konfirmuar lider i grupit
Skuadra e Arsenalit, ku luajnë shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, sonte (e enjte) në Ukrainë synon të fitojë për ta siguruar pozitën e parë në Grupin E.
Kundërshtar i Arsenalit është skuadra e Vorskla Poltavës ku luan shqiptari Ardin Dallku, i cili është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Në ndeshjen e parë në mes të këtyre dy skuadrave fituese doli skuadra e Arsenalit me rezultat 4-2, por me tri pikët e reja anglezët e sigurojnë pozitën e parë, pasi kualifikimin e kanë siguruar për faktin se kanë dhjetë pikë.
Skuadra tjetër e madhe evropiane, Milan, e pret skuadrën Dudelangen, ku kërkon maksimumin e pikëve në mënyrë që t’i ruajë shanset për kualifikim në raundin tjetër të Ligës së Evropës. Milani zë vendin e dytë në Grupin F me 7 pikë, aq sa ka Olimpiacosi në vendin e tretë, kurse Betisi është në vendin e parë me tetë pikë. Grupi G vazhdon të jetë më interesanti, pasi katër skuadrat janë në garë për kualifikim.
Spartak Moska e pret Rapidin e Vjenës, kurse Rangersi i Stiven Gerradit dhe Eros Grezdës luan ndaj Villarrealit. Të parët me gjashtë pikë në grup janë Villarreali, në dy pozitat e tjera renditen Spartaku dhe Rangersi me nga një pikë më pak, kurse i fundit me katër pikë është Rapidi.
Grupi A
18:55 Bayer Leverkusen – Ludogorets Razgrad
18:55 Zuerich – AEK Larnaca
Grupi B
18:55 Rosenborg – Celtic
18:55 Salzburg – Leipzig
Grupi C
18:55 Bordeaux – Slavia Prague
18:55 Zenit – Koebenhavn
Grupi D
18:55 Anderlecht – Spartak Trnava
18:55 Fenerbahce – Dinamo Zagreb
Grupi E
18:55 Qarabag – Sporting CP
18:55 Vorskla Poltava – Arsenal
Grupi F
18:55 Milan – Dudelange
18:55 Real Betis – Olympiacos
Grupi G
16:50 Spartak Moscow – Rapid Wien
21:00 Rangers – Villarreal
Grupi H
21:00 Apollon L. – Lazio
21:00 Eintracht F. – Marseille
Grupi I
21:00 Malmoe – Genk
21:00 Sarpsborg – Besiktas
Grupi J
18:55 Krasnodar – Akhisarspor
21:00 Standard Liege – Sevilla
Grupi K
16:50 Astana – Dynamo Kyiv
21:00 Jablonec – Rennes
Grupi L
18:55 BATE Borisov – Vidi FC
21:00 Chelsea – PAOK
/Epoka e re/