Arsenali në verë synon transferimin e Rashfordit
01 shkurt 2024
| 15:27
Skuadra e Arsenalit thuhet së është i interesuar për nënshkrimin e yllit të Manchester United, Marcus Rashford.
Javën e kaluar, Rashfordi përfundoi në titujt e medieve pasi u raportua se humbi stërvitjen se ishte sëmurë, por në fakt ai kishte qenë tepër i dehur pasi kishte konsumuar alkool në një bar gjithë natën. Ai u la jashtë skuadrës për ndeshjen e FA Cup dhe trajneri Ten Hag nuk foli shumë për këtë çështje, duke theksuar se është një çështje e brendshme dhe do trajtohej me dyer të mbyllura.
Tani, flitet se Arsenal mund të përfitojë nga kjo situatë e ndërlikuar te Unitedi dhe synon të transferojë anglezin në merkaton e verës.