Arsenali nis me fitore Ligën e Evropës, Lazio me humbje

19 shtator 2019 | 20:58

Arsenali ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Evropës, duke e mposhtur si mysafir 0 me 3 Eintracht Frankfurti.

Të rinjtë Joe Willock dhe Bukayo Saka, si dhe Pierre-Emerick Aubameyang realizuan golat për fitoren e “Topçinjve” në xhiron e parë të Grupit F.

Për dallim nga Arsenali, me humbje ka nisur këtë garë Lazio e Valon Berishës në Grupin E. Ky ekip u mposht nga Cluji 2 me 1.

Bastos kaloi Lazion në epërsi, por Cluji u rikthye me Deacin e Omranin. Berisha nisi nga fillimi ndeshjen dhe u paraqit deri në minutën e 67-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i klubit futbollistik “Ramiz Sadiku”, Agron Mecinaj, përmes një…