Arsenali nuk lejon befasi
08 prill 2018
| 17:07
Skuadra e Arsenalit nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Southamptonit, pasi shënoi fitore 3-2.
Të parët shënuan mysafirët me anë të Shane Long (17), por vendasit arritën ta përmbysin këtë rezultat në pjesën e parë me golat e Pierre-Emerick Aubameyang (28) dhe Danny Welbeck (38).
Southamptoni në pjesën e dytë e barazoi rezultatin 2-2, autor i golit ishte Charlie Austin (73). Nëntë minuta pa përfunduar ndeshja Danny Welbeck e shënoi golin e dytë dhe të fitores për Arsenalin. Mërit për tri pikët e reja kanë edhe futbollistët shqiptar, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)