Arsenali nxjerr në shitje Lacazetten

19 shkurt 2021 | 16:33

Skuadra e Arsenalit po planifikon ta shesë gjatë verës sulmuesin Alexandre Lacazetten.

Sipas mediave angleze, londinezët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit francez dhe nuk planifikojnë ta mbajnë.

Interesim për 29-vjeçarin kanë shprehur dy skuadra. Juventusi dhe Tottenhami po synojnë transferimin e sulmuesit francez.

“Topçinjtë” për ta liruar lojtarin po kërkojnë rreth 40 milionë euro. Këtë sezon francezi ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar tri herë në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka kohë që Dhurata Ahmetaj është tërhequr nga skena muzikore.…