
Arsenali ofron 65 milionë për Jamesin
07 janar 2019
| 14:03
Arsenali është gati që të paguajë një shumë të lartë për futbollistin James Rodriguez, i cili aktualisht është në Bayern Munchen në formë të huazimit.
Mediet në ishull kanë zbuluar se klubi londinez i ka gati 65 milionë euro për Jamesin.
27-vjeçari në këtë stinor me klubin “bavarez” ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 11 paraqitje. , mirëpo duket se klubi gjerman nuk do ta blejë përfundimisht kartonin e plotë të lojtarit.