Arsenali pa katër titullar ndaj Bournemouthit
29 shtator 2023
| 16:24
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk do të ketë në dispozicion të paktën katër futbollistë titullarë në ndeshjen që skuadra e tij do ta zhvillojë të shtunën ndaj Bournemouthit.
Është vetë trajneri ai që konfirmoi mungesat. Fjala është për Declan Rice, Gabriel Martinelli, Leandro Trossard dhe Bukayo Saka, të cilët nuk janë stërvitur që nga derbi i Londrës veriore në fundjavën e kaluar kundër Tottenhamit (2-2).
Kësaj liste i shtohen edhe Thomas Partey, Jurrien Timber dhe Fabio Vieira. Kjo do të thotë se trajneri duhet të ndërtojë sërish një ekip të ri, siç bëri të mërkurën, kur fitoi 1-0 ndaj Brentfordit në Kupë.