Arsenali përfundimisht vendos ta shesë Ozilin
21 dhjetor 2018
| 15:45
Arsenali është i vendosur ta shesë Mesut Ozilin, i cili nuk po gjënë hapësirë në formacionin e trajnerit Unay Emery.
30-vjeçari u la sërish jashtë skuadrës për ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Ligës, ku Arsenali u mund 0-2 nga Tottenham në ‘Emirates Stadium’.
“The Independent” raporton se trajneri spanjoll dëshiron shitjen e Ozilit, për të cilin tashmë ka treguar interesim skuadra e Interit.