
Arsenali përmbysi Rennesin
14 mars 2019
| 23:10
Arsenali ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës pasi ka eliminuar Stade Rennesin me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Francë, “Topçinjtë” përmbysën rezultatin në ndeshjen e kthimit duke fituar 3 me 0. Dy gola i shënoi Pierre-Emerick Aubameyang teksa një tjetër u shënua nga Maitland-Niles.