Arsenali pësoi humbje nga Burnely, Xhaka ndëshkohet me karton të kuq
13 dhjetor 2020
| 22:31
Granit Xhaka është ndëshkuar me të kuq sonte në humbjen 1:0 që Arsenali e ka pësuar në shtëpi nga Burnley, në xhiron e 12-të të Premier Leagues së Anglisë.
Xhaka u përjashtua me karton të kuq, pasi e kapi për fyti një futbollist kundërshtar. Ai u ndëshkua pasi referi e rishikoi ngjarjen nëpërmjet sistemit VAR.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 73-të. Pierre-Emerick Aubameyang realizoi në portën e vet në minutën e 73-të.
Në ndeshjen tjetër sonte në elitën e Anglisë, Leicester City triumfoi 3:0 ndaj Brightonit. Pas 12 xhirove Arsenali zë vendin e 15-të me 13 pikë. Leicesteri ndërkohë me fitoren e shënuar është ngjitur në pozitën e tretë me 24 pikë, një më pak se Tottenhami e Liverpooli që kryesojnë.