Arsenali pësoi humbje nga Newcastel, Xhaka kritikon bashkëlojtarët

17 maj 2022 | 12:53

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka i ka kritikuar bashkëlojtarët pas humbjes nga Newcastel United (0-2).

Ai ka thënë se nga fillimi e deri në fund futbollistët e Arsenalit nuk e kanë merituar të jenë në fushë. Sipas Xhakës, këta futbollistë nuk e meritojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve, madje as në Ligën e Evropës.

“Është e vështirë t’i gjesh fjalët e duhura. Nga minuta e parë deri në atë të 90-të ne nuk e merituam të ishim në fushë. Nuk mund ta shpjegoj se përse. Ne nuk e bëmë lojën të cilën e kishim planifikuar, nuk e kemi dëgjuar trajnerin. Ajo që ndodhi ishte një përformancë dikaster. Nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve, madje as në Ligën e Evropës. Është mjaft e vështirë që ta marrim veten në këtë moment. Nuk e di se përse nuk po e bëjmë atë që po na kërkon trajneri”, ka deklaruar Xhaka për “Sky Sports”.

“Kjo ishte njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, që s’ka bërë të humbet. Po prisnim të ktheheshim në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetësh. Gjithçka ishte në dorën tonë. Ne jemi mjaft të dëshpëruar dhe të zhgënjyer. I zhgënjyem edhe njerëzit që kanë ardhur për të na parë. Ju kërkoj falje tifozëve, nuk kam fjalë të tjera. Dhoma e zhveshjes është mjaft e qetë”, ka shtuar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave të…