Arsenali pëson humbje nga Evertoni

23 prill 2021 | 23:08

Everton ka arritur të fitojë me shifrat 0-1 ndaj Arsenal, falë një dhurate naive të gardianit të londinezëve, Bernd Leno.

Në pjesën e parë skuadra vendase e mbajti më shumë topin, por asnjëra prej skuadrave nuk kishte raste të pastra.

Në pjesën e dytë Arsenal e rriti më shumë volumin dhe nisi të krijojë më shumë raste e të rrezikojë portën e skuadrës së Ancelottit, por goli erdhi në anën tjetër.

Në minutën e 76 Richarlison hyri në zonë nga e djathta dhe nisi një top pa shumë pretendime drejt portës, por portieri Leno nuk arriti ta kontrollojë sferën dhe i kaloi mes këmbëve.

Me këtë rezultat, Everton shkëputet 6 pikë nga Arsenal, ne skuadrat që renditen në vendet 8 dhe 9.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar…