Arsenali planifikon bisedimet me Jorginhon për një kontratë të re

03 mars 2024 | 17:07

Arsenali raportohet se planifikon t’i ofrojë Jorginhos një kontratë të re.

Paraqitjet e shkëlqyera së fundi nga braziliano-italiani kanë çuar në mënyrë të pashmangshme në spekulime rreth një zgjatjeje të mundshme të kontratës, transmeton Gazeta Express.

Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor. Në marrëveshje ekzistoni edhe opsioni për zgjatje të bashkëpunimit mes palëve edhe për një sezon.

Megjithatë, sipas “Evening Standard”, londinezët po përgatiten të diskutojnë një marrëveshje krejt të re për Jorginhon, në vend që ta mbajnë atë me të njëjtat kushte duke aktivizuar klauzolën e tij njëvjeçare.

Mikel Arteta u pyet për një marrëveshje të re të mundshme për 32-vjeçarin. Spanjolli kishte pohuar se ai ishte “me të vërtetë i lumtur” me mesfushorin, por kishte refuzuar të futej në detaje.

Jorginho është pjesë e Arsenalit që nga janari i vitit të kaluar, kur u transferua nga Chelsea për pak më shumë se 11 milionë euro.

Reprezentuesi i Italisë ka regjistruar në total 42 paraqitje me “Topçinjtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e 14 vjet, Halil Avdiu, punëtor i ndërmarrjes publike…