Arsenali planifikon t’ia rinovojë kontratën Xhakës për një vit

15 mars 2023 | 14:23

Arsenali është i vendosur t’ia vazhdojë kontratën Granit Xhakës për një vit, për ta mbajtur atë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2025.

Futbollisti nga Kosova është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit të Mikel Artetas në këtë edicion. Trajneri spanjoll po synon “ta bllokojë” përfaqësuesin zviceran me një kontratë të re, ndërsa mediumi britanik “The Sun” raporton se palët tashmë kanë arritur marrëveshje për kontratën e re.

Përkundër problemeve që i kishte në të kaluarën, mbi të gjitha me tifozët, ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut, është bërë i dashur për tifozët dhe ata shpresojnë që ta kenë në “Emirates Stadium” atë deri në përfundim të karrierës.

Kontrata aktuale e Xhakës vlen deri në verën e vitit 2024, ndërsa interesim për të në dy vitet e fundit ka shfaqur Roma e Jose Mourinhos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto ditë, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po…