Arsenali regjistron edhe një humbje
Tashmë është bërë e zakonshme që Arsenali të humbet në Premier Ligë dhe sonte ata kanë humbur në Liverpool nga skuadra e Everton me rezultat. Kjo është humbja e 8 e Arsenalit nga 14 xhiro të luajtura dhe ndeshja e shtatë radhazi që Arsenali nuk di për fitore.
Ka vazhduar forma e dobët e Arsenalit në Premier Ligë. Skuadra e Mikel Artetas ka humbur sonte kundër Evertonit në “Godison Park” me rezultat 2-1.
Pjesa e parë u dominua nga Everton sidomos me aksione në minutat e parë por skuadra e Carlo Ancelottit do të vinte në epërsi në saj të një autogoli që u shënua nga Rob Holding në minutën e 22-të te ndeshjes.
Megjithatë, Arsenali pas golit fillojë të këndellet dhe arriti të barazimi në minutën e 33-të ku nga penalltia shënoi Nicolas Pepe. Por, në minutën e fundit të pjesës së parë Arsenali do të pësonte nga një ndërprerje.
Ishte mbrojtësi Yerry Mina që do të shënonte gol me kokë. Në pjesën e dytë Arsenali tentoi shumë për ta barazuar rezultatin por nuk pati efekt, pasi që skuadra e Artetas nuk i shfrytëzoi shanset që pati për të barazuar rezultatin.
Pavarësisht tentimeve deri në fund të ndeshjes, Arsenali ka vazhduar me paraqitje të dobëta në Premier Ligë dhe do të kthehet në shtëpi me vetëm 0 pikë. Ndërkohë, Everton me këtë fitore ngritët në pozitën e dytë në Premier Ligë me 26 pikë.