Arsenali rikthehet te fitoret, Xhaka shënon super gol ndaj Chelseat (Video)

26 dhjetor 2020 | 20:59

Arsenali më në fund rikthehet te fitore dhe e bën këtë gjë në një super duel ndaj Chelseat. “Topçinjtë” triumfuan 3-2 ndaj Bluve të Londrës.

Lacazette zhbllokoi duelin në minutën e 35-të me penallti, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, Granit Xhaka shënoi super gol nga goditja e dënimit me një ekzekutim perfekt.

Arsenali nuk u ndal me kaq, pasi në fillimin e fraksionit të dytë realizoi një tjetër “perlë” me Bukayo Saka.

Chelsea ndërkohë rindezi shpresat 5 minuta nga fundi me Tammy Abraham, ndërkohë që në minutën e parë të shtesës Jorginho humbi penallti. Kjo është fitorja e pestë sezonale për ekipin e Artetës që gjendet në vendin e 15-të me vetëm 17 pikë në 15 javë.

https://twitter.com/i/status/1342897413229568006

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Kastratit ka kohë që është i zënë. Ai së…