Arsenali rivalizon Barcelonën për Nico Williamsin

19 nëntor 2024 | 16:39

Arsenali raportohet se ka forcuar pozicionin për transferimin e anësorit të Atheltic Bilbaos, Nico Williams.

22-vjeçari ka shkëlqyer gjatë verës me Spanjën në Kampionatin Evropian, duke ndihmuar kombëtaren e tij që të siguronte trofeun, duke mposhtur Anglinë në finale.

Mirëpo formën te Spanja nuk e ka gjetur këtë sezon edhe te Bilbao, duke realizuar vetëm një gol dhe një asistim në 11 paraqitje në La Liga.

Sipas gazetës britanike “The Mirror”, Arsenali ka shumë gjasa për transferimin e tij gjatë verës.

Për 22-vjeçarin interesim të madh ka shprehur Barcelona, e cila bëri shumë përpjekje për transferimin e tij gjatë verës që shkoi.

Besohet se Williams ka një klauzolë lirimi prej 54 milionë funteve, shifër e përballueshme për Arsenalin dhe Barcelonës. Mirëpo besohet se kërkesat e tij për pagë ia kanë pamundësuar Barcelonës që të bëjë përpjekje më të mëdha për transferimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…