Arsenali shkarkon Emeryn
29 nëntor 2019
| 11:53
Unai Emery nuk do të jetë më trajner i Arsenalit. Pas 18 muajsh në postin e “topçinjve”, tekniku është shkarkuar zyrtarisht nga posti i tij. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez nëpërmjet faqes zyrtare.
Ecuria e dobët e Arsenalit këtë sezon, që vazhdoi edhe mbrëmë në Ligën e Evropës me disfatën me rezultat 2-1, bëri që pasardhësi i Arsene Wengerit, Unai Emery të shkarkohet nga posti i trajnerit. Në ditët e ardhshme pritet të emërohet edhe tekniku i ri që do të marrë drejtimin e “topçinjve”.