
Arsenali shkatërroi Nottinghamin
30 tetor 2022
| 17:10
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të javës së14-të në Premierligë (5-0).
Gabriel Martinelli i kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i zjarrtë për “Topçinjtë”, të cilët shënuan tre gola për tetë minuta.
Nelson (49’, 52’) dhe Partey (57’) shënuan fillimisht për 4:0.
Epilogun e këtij takimi e vulosi Martin Odegaard në minutën e 78-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Arsenali prin në Premierligë me 31 pikë, dy më shumë se Manchester City që gjendet një pozitë më poshtë.
Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet i fundit me vetëm nëntë pikë.