Arsenali shkatërroi Standartin, Lazio përmbysi Rennesin
Arsenali ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Standart Liege të Mërgim Vojvodës, duke mos u dhënë asnjë shpresë.
Ylli i këtij takimi ishte padyshim Martinelli i cili shënoi dy gola (13’, 16) dhe asistoi tek goli i katërt i shënuar nga Ceballos, që më shumë mundësi nëse nuk do e kishte prekur do ishte sërish gol.
Goli tjetër u shënua nga Willock në minutën e 22. Arsenali është në vend të parë me 6 pikë, me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ndjekur nga Liege me 3 pikë dhe Frankfurt po me 3 pikë. Grupin F e mbyll Guimaras me 0 pikë. Lazio e Strakoshës ka arritur një fitore mjaft të vuajtur kundër Rennes.
Ata e panë veten në disavantazh të një goli pasi francezët shënuan në minutën e 55-të. Por, përgjigjja e italianëve do të vinte pas vetëm nëntë minutash me anë të Milinkoviq dhe Immobile do të shënonte golin e fitores në minutën e 75-të të takimit. Lazio vuajti shumë në minutat e fundit ku Rennes pati disa raste, por nuk arriti që ti konkretizonte. Strakosha bëri disa ndërhyrje të mira.
Në Grupin E është Celtic që kryeson me 4 pikë e ndjekur nga Lazio dhe Cluj me nga tri pikë. Teksa mbyll grupin Rennes me një pikë.