Arsenali shpëton nga humbja në derbi ndaj Chelseat

21 tetor 2023 | 20:33

Chelsea dhe Arsenali kanë ndarë pikët në derbin e javës së nëntë në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” u mbyll me rezultatin 2:2.

Chelsea krijoi epërsi prej dy golash në këtë ndeshje, por nuk ia doli që ta mbajë deri në fund.

Cole Palmer (15’ penallti) dhe Mykhailo Mudryk (48’) shënuan për “Blutë”.

Arsenali ia doli të marrë së paku një pikë nga kjo ndeshje në vazhdimin e saj.

Për “Topçinjtë” fillimisht shënoi Declan Rice (77’), e më pas edhe Leandro Trossard (84’).

Chelsea pas këtij barazimi ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Arsenali është i dyti me 21 pikë, aq sa ka edhe Manchester City si lider.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa ish-të burgosur në burgun e Pozharevcit kanë vizituar shtëpinë…