Arsenali synon përmbysjen, United për shëtitje në Romë

06 maj 2021 | 12:31

Vetëm një javë më pas në Evropa League rikthehen ndeshjet e fazës gjysmëfinale dhe duke patur parasysh rezultatet e sfidave të para Manchester United nuk pritet të ketë shumë vështirësi ndaj Romës, për të administruar gjithë atë avantazh që mori nga takimi i vajtjes. “Djajtë e kuq” janë me një këmbë në finalen e 26 majit, ndërkaq klubi i dytë që do të fitojë të drejtën për të luajtur në “Stadion Miejski” të Gdanskut do të dalë nga dueli Arsenal–Villarreal.

Akti i parë u mbyll me shifrat 2-1 në favor të “nëndetëses së verdhë”, por “topçinjtë” duhet të ndihen vërtet me shumë shumë fat që u kthyen në ishull me një pasiv të tillë. Në “Estadio de la Ceramica” vendasit dominuan pjesën e parë dhe shënuan dy herë pa u mbushur as gjysmë ore lojë, me anë të futbollistëve Manuel Trigueros dhe Raul Albiol. Skuadra e Artetës krijoi fare pak në fraksionin hapës dhe ekipi londinez e mbylli pjesën e parë me vetëm tre tentativa gjithsej, por gjithsesi asnjëra prej tyre nuk përfundoi në kuadrat./ss/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…