
Arsenali synon transferimin e De Ligtit
28 dhjetor 2023
| 14:11
Skuadra e Arsenalit po synon të bëjë një lëvizje befasuese në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit. “The Athletic” shkruan të enjten se Arsenali ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayernit, Matthijs De Ligt.
Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për holandezin, i cili nuk po ndihet shumë i lumtur te skuadra gjermane. 24-vjeçari këtë edicion ka vetëm 11 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat dhe me skuadrën gjermane ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Arsenali po synon huazimin e De Ligtit për gjashtë muaj, me obligimin e blerjes së tij në verë për 60 milionë euro. De Ligt para se t’i bashkohet Bayernit vitin e shkuar, karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Ajaxi.