Arsenali triumfon minimalisht ndaj Chelseat

16 mars 2025 | 16:34

Arsenali ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Chelseat, e vlefshme për javën e 29-të në Premierligë.

Goli i vetëm u shënua nga Merino në minutën e 20-të, i asistuar nga Martin Odegaard.

Më pas deri në fund, ndeshja nuk pati gola.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 58-të pikëve në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Chelsea mbetet i katërti me 49 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme…