Arsenali turpërohet nga Rennesi

07 mars 2019 | 21:00

Rennes e ka përmbysur 3-1 ndaj Arsenalit, që shumicën e ndeshjes e ka luajtur me një lojtar më pak pas të kuqit të Sokratis. Ky ishte i kuqi i dytë radhazi as atij në ndeshjen ndaj Tottenham.

Ishte Iwobi ai që kaloi të tijtë në avantazh që në minutat e para të takimit dhe u duk sikur do të ishte një ndeshje lehtë në Francë, por vendasit kanë reaguar dhe u ndihmuar nga lojtarët e Arsenal pasi goli i dytë është shënuar nga Monreal në portën e tij. Golat për vendasit i shënuan Benjamin Bourigeaud dhe Ismaila Sarr.

Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Eintracht Frankfurt në Gjermani.

Duke parë formën e mirë që po kalojnë gjermanët, barazimi pa gola nuk është domosdoshmërish një rezultat i keq, por duke parë rastet e shpërdoruara gjatë 90 minutave, Inter duhet të kishte dalë me një fitore nga Frankfurti. Brozoviq kishte mundësinë më të mirë në pjesën e parë, por ai u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Inter kishte 439 ditë pa humbur një penallti në të gjithë kompeticionet, i fundit ka qenë ndaj Sassuolo-s në Serie A më 23/12/2017.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas miratimit të Platformës për dialog me Serbinë, bashkëkryesuesi i…