
Arsenali u rikthehet fitoreve
25 nëntor 2018
| 16:29
Pas tri barazimeve, Arsenali u është rikthyer fitoreve në Premier Ligë.
Skuadra e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit e mposhti Bournemouthin me rezultat 1-2, kurse dyshja shqiptare shkëlqyen në fushë. Jefferson Lerma me autogol dhe Pierre-Emerick Aubameyang ishin golashënues për Arsenalin, kurse për vendasit realizoi Joshua King.
Pas kësaj ndeshje Arsenali ka grumbulluar 27 pikë dhe është në pozitën e pestë në tabelë, kurse Bournemouthi është i teti me 20 pikë.
/Epoka e re/