
Arsenali, veç një pikë ndaj Brightonit
26 dhjetor 2018
| 20:12
Arsenali nuk ka mundur të marrë me shumë se një pikë nga ndeshja ndaj Brighton & Hove Albion, pasi rezultati final i kësaj ndeshje mbeti 1-1.
Skuadra e Granit Xhakës luajti mirë në minutat e parë, kur edhe krijojë epërsinë 0-1, falë golit të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang (7’). Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 35-të, shënues ishte Jurgen Locadia. Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja përfundoi në barazim.
Nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja në mes Watfordit dhe Chelseat.
/Epoka e re/