Arsenalit i duhet shumë punë për ta përmbysur Rennesin
Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese në Ligën e Evropës. Kualifikimin për çerekfinale në këtë garë thuajse e kanë siguruar Chelsea dhe Napoli pasi kanë fituar ndeshjet e para me rezultat 3-0 ndaj Dynamo Kyivit dhe Salzburgit.
Punë e vështirë e pret skuadrën e Arsenalit, e cila ka për detyrë ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë që e humbi nga Rennesi (3-1).
Ekipi i dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, pati një paraqitje të mirë në fundjavë në derbin ndaj Manchester Unitedit dhe synon të njëjtën gjë ta bëjë edhe ndaj francezëve për ta arritur kualifikimin. Edhe skuadra e Sevillas, që ishte pritur të jetë një nga favoritet për të triumfuar në këtë garë, ka dështuar në përballje me Slavia Pragën (2-2), kurse tash i duhet shumë punë për ta siguruar kualifikimin. Punë më të lehtë pritet të ketë skuadra e Interit, e cila e pret Eintracht Frankfurtin.
Liga e Evropës
18:55 Dynamo Kyiv – Chelsea (0-3)
18:55 Krasnodar – Valencia (2-2)
18:55 Salzburg – Napoli (0-3)
21:00 Arsenal – Rennes (1-3)
21:00 Benfica – Dinamo Z. (0-1)
21:00 Inter – Eintracht F. (0-0)
21:00 Slavia Prague – Sevilla (2-2)
21:00 Villarreal – Zenit (3-1)
/Epoka e re/