Arsenijeviqi pretendon se Rashiqi po blen vota me para të Qeverisë së Kosovës, publikon një video

03 shkurt 2025 | 12:52

Partia “Demokrcia Serbe” që udhëhiqet nga Aleksandar Arsenijeviq ka dorëzuar kallëzim për “blerje votash” ndaj Nenad Rashiqit dhe partisë së tij “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Mediumi “KoSSeV” raportoi se ka konfirmuar nga Policia e Kosovës se rasti është hapur si “dhënie apo marrje e ryshfetit” dhe se është intervistuar një person në lidhje me rastin.

Partia e Arsenijeviqit pretendon se Rashiq me para të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim “po blen vota”.

“Ata fillimisht e publikuan videon, gjoja se është incizuar në ambientet e partisë së Rashiqit në Leposaviq, ku sipas pretendimeve të tyre, hartohen listat e votuesve, merren letërnjoftime – me qëllim blerjen e votave.

Ata pretendojnë se po shpërndahen mobilje, pako me produkte ushqimore dhe higjienike”.

“Dhe me dhënien e një projekti me vlerë 7.5 milionë euro më pak se 10 ditë para zgjedhjeve, në mes të fushatës parazgjedhore, që është një shumë më e madhe edhe se buxheti i përgjithshëm i ministrisë së dhënë për vitin 2025 (d.m.th. 6.7 milionë euro)”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Mercedesi presin një vit të vështirë pas largimit të…