Arsim Bajrami, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave
11 prill 2024
| 21:32
“Nga sot anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave. Falenderoj Asamblenë e Përgjithshme të ASHASH-së për votimin unanim të nominimit tim për anëtar të rregullt të kësaj akademie. Falenderoj përzemërsisht Akademik Ksenofon Krisafi për nominimin tim”, ka shkruar në “Facebook” Arsim Bajrami.
“Misioni i kompletuar: 2012 – Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës – ASHAK; 2015 – Anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve me seli në Salzburg të Austrisë – EASA; 2024 – Anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencës – ASHASH”, ka shkruar Bajrami.