Arsim Bajrami shërohet nga koronavirusi
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, është shëruar nga koronavirusi.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas dy javore shumë të vështira ka arritur të fitoj betejën me Covid-19.
Ai ka falënderuar personelin mjekësor për përkujdesjen, dhe ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes.
Postimi i plotë i Bajramit:
Te nderuar Miq,
Pas përballjes dy javore dhe ditëve shumë të vështira arrita të fitoj betejën me Covid-19. Ky virus dinë të jetë shumë i rrezikshëm dhe sulmon të gjitha organet e organizmit. Falënderoj me këtë raste personelin e Klinikes Infektive dr. Salihun, dr. Shemsedinin, dr. Muratin, dr. Armond Dacin dhe personelin e Spitalit Amerikan. Në mënyrë të veçante falënderoj për kujdesin Kryetarin Kadri Veselin, Prof. Kuçin të cilëve ju dëshirojë shërim te plotë. Gjithashtu falënderoj kolegët nga Akademia e Shkencave dhe Fakulteti Juridik për përkrahjen me këtë sëmundje. Në fund falënderoj familjen time që me qëndroj afër në këtë përballje.
Andaj te nderuar miq ju ftoj të keni kujdes; ruani vetën dhe familjet tuaja dhe respektoni të gjitha masat e shëndetit publik.
(M.K / Epoka e re)