Arsim Bajrami tregon pse ai dhe Hajredin Kuçi nuk janë pjesë e Qeverisë
Në zgjedhjet e fundit parlamentare dy nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami dhe Hajredin Kuçi, nuk morën votat e mjaftueshme për të qenë deputet të PDK-së.
Bajrami e Kuçi që kanë mbajtur shumë poste të rëndësishme në institucionet e pasluftës nuk u bënë as pjesë e qeverisë së re të udhëhequr nga koalicioni PDK-AAK-Nisma e AKR.
I pyetur për distancimin e tyre në “Info Magazine” të Klan Kosovës, Bajrami ka thënë se pas rezultatit të fundit në zgjedhje kanë vendosur që të reflektojnë dhe të distancohen.
“Unë dhe Hajredin Kuçi jemi themelues të Partisë Demokratike të Kosovës. Jemi pjesa intelektuale e partisë. Por, në politikë duhet të kesh edhe moral politik”.
“Ne jemi nënkryetarë të PDK-së dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Veselin në reformat e tij, por do të jemi edhe shumë kritikë. Por, kemi dashur që të reflektojmë karshi këtij rezultati zgjedhor dhe t’u japim mundësi të tjerëve”, ka thënë Bajrami.