
Arsim Bajrami viziton babanë e Thaçit në Burojë
30 korrik 2022
| 13:04
Profesori universitar, Arsim Bajrami, pas vizitës që i bëri në Hagë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së, sot në Burojë ka vizituar babanë e Thaçit, Haxhi Thaçin.
“Si përherë, edhe tani stoik në përballjen me sfidat e padrejtësive, në mbrojtje të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Facebook”.