Arsim Bajrami viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Një betejë e fortë ligjore po na pret
17 korrik 2022
| 14:40
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka vizituar në Hagë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, të cilët po akuzohen për krime lufte.
Bajrami ka thënë se ata janë duke u mbajtur padrejtësisht në paraburgim.
Më tutje, Bajrami ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare.
“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare”, ka shkuar Bajrami në llogarinë e vet në “Facebook”.