Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë
23 prill 2021
| 13:50
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e emërimeve të zëvendësministrave në dikasteret e qeverisë, sot ka emëruar Arsim Berishën zëvendësministër të Shëndetësisë.
Kurti i ka uruar Berishës suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Doktor, Arsim Berisha është anëtar i Listës “GUXO” dhe njëkohësisht është kryeshef i QKMF-së në Prizren.