Arsim Gerxhaliu kërkon nga Shpend Ahmeti të sigurohet një lokacion për varrimin e kafshëve
08 prill 2019
| 16:12
Eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, së bashku me Lulzim Tafën, kanë marrë iniciativë për të kërkuar nga kreu i Prishtinës që të sigurojë një lokacion për varrimin e kafshëve.
“Te nderuar adhurues të kafshëve, unë me kolegun tim profesorin Lulzim Tafa, i cili është një lobues i madh për të drejtat e kafshëve kërkuam nga kryetari Shpend Ahmeti që të caktojë një lokacion për varreza të kafshëve”, ka shkruar Gërxhaliu në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka prezantuar letrën drejtuar kryetarit Ahmeti.
“Ne sot dorëzuam kërkesën me shkrim në komunë, andaj kërkoj përkrahjen tuaj për ndarjen e një lokacioni nga ana e komunës”, ka thënë Gërxhaliu.
/Epoka e re/