Arsim Gërxhaliu sillet të dëshmojë me detyrim për vdekjen e kadetit të policisë, Floridian Shabaj
Pasi informatat nga Arsim Gërxhaliu, para trupit gjykues në Pejë do ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vdekjes tragjike në aksident trafiku të kadetit të policisë, Floridian Shabaj, ai u soll me detyrim në seancë për rastin që ndodhi në nëntor të 2022-së në Jashanicë të Klinës.
Atij iu parashtruan disa pyetje nga prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, raporton Klan Kosova.
“Prej shokut hemorragjik kanë ndërruar jetë, janë mbledhur 2.1 litër gjak, mirëpo sikur të kishte në sallë operative, pa u mbledh ky gjak, sa ka ndodhur aksidenti, a ka pas mundësi me shpëtu?”, është shprehur Qavolli.
Gërxhaliu e mohoi një situatë të këtij lloji.
Ishte babai i viktimës ai që poashtu bëri pyetjen se a do të mund të mbijetonte 2-3 minuta.
Kjo, referuar deklaratave të të akuzuarve se në momentet kur iu afruan veturës kadeti po rënkonte me thirrjen “Oj nanë, ndihmë bre”.
Megjithatë edhe kjo nuk u konfirmua nga Gërxhaliu që thotë se gjendjet e tilla vështirë përcaktohen, por i ati i Florianit nuk u bind nga përgjigjet e ekspertit, ndaj kërkoi superekspertizë për të cilën nuk u pajtua pala e akuzuar, e që konstatoi edhe Gjykata e cila vendimin përfundimtar do ta marr më 10 janar.