Arsim Rexhepi, kandidat i LV-së për kryetar të Vushtrrisë

11 gusht 2021 | 21:35

Kandidaturat e tre pretendentëve për kryetar të Vushtrrisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nasuf Aliu, Besim Muzaqi dhe Sylejman Meholli, nuk janë miratuar nga Kryesia Qendrore e kësaj partie.

Veriu.info mëson se në selinë qendrore të Vetëvendosjes është marrë vendim që kandidat i kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë të jetë Arsim Rexhepi, i cili kishte aderuar në Vetëvendosje para 3 vitesh.

Siç mëson Veriu.info, kandidatura e Arsim Rexhepit nga Vetëvendosje pritet të zyrtarizohet më së largu në vikend.

Ndryshe, Arsim Rexhepi ishte për disa vite nënkryetar i AKR-së dhe ishte deputetë nga AKR-ja në vitet 2007-2010.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas reagimit të kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Ramush…