Arsim Sinani: Gjaku i Skëndërbeut na bën bashkë
21 gusht 2024
| 21:03
Në një vizitë Piana del Albanesi (Hora e Arbëreshëve) profesori i Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i Institutit për studime sociale, Arsim Sinani tha se bashkëpunimi mes shqiptarëve lipset të forcohet. Sot ka më shumë se kurrë mundësi për tu afruar. Këto komente i bëri profesor Sinani në kuadër të një takimi ku ishin prezentë Bilall Kasami kryetar i Tetovës, Rosario Petta kryetar i Horës së Arbëreshëve, shkrimtari Mario Caliva dhe gazetari Naser Pajaziti.