Arsim Thaqi emërohet trajner i Drenicës
Skuadra e Drenicës vetëm pak ditë pasi ndau rrugët me Bylbyl Sokolin e ka emëruar trajner të ri Arsim Thaqin.
Klubi kuqezi beson se me Thaqin mund të arrihet objektivi.
“Thaqi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë”, thuhet në njoftimin e Drenicës, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë i Drenicës:
Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës
Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror.
Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës.
Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë.
Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit.
Mirësevjen Arsim Thaçi!
Forca Drenica 💪❤️🖤