Arsim Thaqi merret vesh me Dritën, zyrtarizimi të martën
01 janar 2023
| 22:00
Drita, kampionia vjeshtore e Kosovës, më në fund është përcaktuar për trajnerin e ri të skuadrës.
Pas një “sage” disa-javore, klubi i madh gjilanas ka vendosur për emrin e “timonierit” të ri.
Merret vesh nga burime të afërta me klubin se Drita ka vendosur për Arsim Thaqin.
Siç mëson portali, Thaqi do të prezantohet te Drita të martën.
Ditëve të fundit ka pasur shumë zëra për emrin e ri të tre-herë kampionit të Kosovës, megjithatë tashmë dihet gjithçka.
Thaqi së fundmi ishte pjesë e Malishevës, teksa më parë ka drejtuar edhe Prishtinën.
Ndryshe, Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe kampioni në fuqi, Ballkani.