Arsim Thaqi pritet të bëhet trajner i ri i Prishtinës

05 prill 2025 | 22:27

Trajneri i mirënjohur, Arsim Thaqi ka arritur marrëveshje për t’u kthyer te Prishtina. Zyrtarizimi i Thaçit në bankinen e Prishtinës pritet të bëhet të dielën.

Arsim Thaqi zëvendëson trajnerin francez Jean-Michel Cavalli, i cili u largua nga drejtimi i Prishtinës për shkak të “gjendjes shëndetësore” të tij.

Tekniku Thaqi së fundi ishte trajner i Drenicës, por humbja në gjiron e fundit e penalizoj. Thaçi Drenicën nga Skenderaj e la në vendin e parë në Grupin A të Ligës së Parë.

Thaçi po e merr drejtimin e Prishtinës e cila është e pesta në tabelën e Superligës me 35 pikë pas 27 ndeshjeve, aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e gjashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më i ftohtë parashihet moti gjatë javës së ardhshme në…