
Arsimtari e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan, ndalohet për 48 orë
Një arsimtar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan po dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili deklaroi se vepra është cilësuar “Sulm seksual”.
Nikqi theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nen dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Sulm Seksual’. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj te pandehurit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, u shpreh Nikqi.
“Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të pandehurit”, ka theksuar Nikqi.