Arsyeja e çuditshme pse duhet të vendosni letër alumini pas ruterit të internetit
Imagjinoni një mbrëmje të rehatshme në shtëpi, ku ju keni vendosur që të shihni një film që ju pëlqen shumë. Keni para syve një tavolinë të mbushur plot me ushqime të shijshme dhe pije, ndërkohë që bëheni gati për t’u rehatuar në divan. Ka vetëm një problem: valët e Wi-Fi duket të ngadalta.
Të telefononi shërbimin e klientit është vetëm njëra anë e medaljes, për ndonjëherë zgjidhja mund të gjendet në sirtarët e kuzhinës suaj: letra e aluminit që përdorni për gatime të ndryshme.
Po, po e lexuat mirë! Duket se për ata persona që e kanë zbuluar këtë truk, nëse ju vendosni pak letër alumini pas pajisjes së interneti, sinjali i wirless-it do të shtohet, shkruan Reader’s Digest.
Por si ndodh kjo gjë?
Mënyra se si funksionon ky truk është i thjeshtë. Ju duhet të bëni një topth me letër alumini dhe ta vendosni pas pajisjes së internetit, që çon valët e wirless-it tek telefonat, kompjuteri dhe pajisjet e tjera elektronike.
Duke e vendosur letrën e aluminit, kjo bën të mundur shpërndarjen dhe bërjen më efektive të sinjaleve të Wi-Fi, por kryesorja: ana me shkëlqim e fletës së aluminit do të pasqyrojë rrezet që vijnë nga antena dhe do t’i drejtojë ato në vendin e caktuar.
A ka ndonjë përfitim tjetër nga përdorimi i letrës së aluminit me ruterin tuaj?
Forcimi i shpejtësisë tuaj Wi-Fi nuk është përfitimi i vetëm i këtij truku të dobishëm – ai gjithashtu mund të rrisë sigurinë tuaj në internet, sipas studiuesve të Dartmouth. Duke kufizuar shtrirjen e rrezeve të Wi-Fi tuaj në zonat ku e përdorni në të vërtetë, mund të zvogëloni rrezikun që hakerët të kenë akses në sinjal dhe të përpiqen të vjedhin të dhënat tuaja.
“Ky izolim fizik i sinjaleve me valë shërben si një metodë plotësuese për masat ekzistuese të sigurisë së rrjetit, siç është enkriptimi, dhe kështu rrit pengesën për sulmuesit,” shkruajnë studiuesit.